Aktualitet

Tentoi të godasë gjyqtaren në sallën e gjyqit, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Jorgji Korekën, e lë në "arrest shtëpie"

Trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Diamela Goxha, vendosi: Ndryshimin e vendimit dhe urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij.

17 Maj 2024, 12:09 Nga B.Z
Tentoi të godasë gjyqtaren në sallën e gjyqit, Apeli
Foto ilustruese

LUSHNJE - Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 63-vjeçarin Jorgji Koreka i cili ka tentuar të godasë gjyqtaren Ina Bajramaj gjatë një seancë gjyqësore që po zhvillohej në Gjykatën e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur më 11 prill të këtij vitit, dhe Gjykata e Shkallës së Parë Fier e kishte lënë 63-vjeçarin në masën e sigurisë "arrest me burg, ndërkohë sot Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij. Trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Diamela Goxha, vendosi, ndryshimin e vendimit në "arrest shtëpie", dhe urdhëroi të mos largohet nga banesa e tij.

 

gjykata e apelit lushnje jorgji koreka

Sondazh

Poll