Aktualitet

FOTOLAJM/ Nga armiqtë deri te kontrolli i banesës në Fushë-Kuqe, SPAK "në këmbë" për Ervis Martinajn

Mësohet se SPAK ka hedhur dritë mbi vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022.

17 Maj 2024, 12:38 Nga M.B
FOTOLAJM/ Nga armiqtë deri te kontrolli i banesës në
Ervis Martinaj

KURBIN- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK ka lëshuar sot disa urdhër arreste, pas zbardhjes së disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend. Mësohet se SPAK ka hedhur dritë mbi vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022.

Raportohet se vrasjet e njerëzve të biznesmenit kanë ndodhur për shkak të përplasjeve për lojërat e fatit. Po ashtu raportohet se është zbardhur ekzekutimi e biznesmenit Bardhok Pllanaj “Kumbari”, më 4 prill 2021, apo dhe atentati i dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021, të dyja në Shkodër.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar pamjet e momenteve nga operacioni ku shihen furgonë policie apo dhe forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja teksa ushtrojnë kontrolle dhe zbatojnë urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK.

ervis martinaj

Sondazh

Poll