Aktualitet

Vrau me plumb në kokë efektivin e forcave "Shqiponja", paraqitet sot në gjykatë Azgan Mernica

Mësohet se Mernica do të dalë para gjykatës rreth orës 13:30.

17 Maj 2024, 11:25 Nga M.B
Vrau me plumb në kokë efektivin e forcave "Shqiponja",
Viktima dhe autori

FIER- Azgan Mernica, 23-vjeçari që vrau me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia del sot para gjykatës së Fierit. Mësohet se Mernica do të dalë para gjykatës rreth orës 13:30.

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë.

Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin.Ndaj tij rëndojnë akuzat e  ‘Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’.

azgan mernica

Sondazh

Poll