Politike

Dosja Xibraka/ Rama për Bardhin: Çingia është në SPAK për kallëzim të rremë, rihapja e hetimeve lajm i mirë

Ai theksoi se tashmë është në dorën e drejtësisë që duhet të vërtetojë nëse vëllai i tij është trafikant kokaine, apo Bardhi ka gënjyer.

16 Maj 2024, 21:16 Nga I.A
Dosja Xibraka/ Rama për Bardhin: Çingia është në SPAK
Edi Rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për rihapjen e hetimeve për dosjen “Xibraka”, ku sipas tij vëllai i kryeministrit është i përfshirë në trafikun e kokainës. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama në intervistën e bërë në Greqi pas takimit me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj, Rama tha se e lumturojë rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka”.

Ai theksoi se tashmë është në dorën e drejtësisë që duhet të vërtetojë nëse vëllai i tij është trafikant kokaine, apo Bardhi ka gënjyer. Po ashtu, kryeministri Rama nuk i kurseu fyerjet ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PD.

"Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që mund të merrja. Tanii, ka dhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi shume e rëndësishme dhe pastaj të rikonformohet kallëzimi. Jo, jo ka një detaj të vogël se duhet të konfirmohet kallëzimi. Ndërkohë ky zotnia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë. Unë jam i lumtur që gjeja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK. SPAK të na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia. Një nga të dyja, nuk mund të ketë dhe kështu dhe ashtu. O njëri, o tjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë," tha Rama.

edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll