Politike

"Një prokuror që manipulon dosjen është më keq se një kriminel"/ Kalaja drejtuar Bardhit: Nuk mund të jesh edhe me Berishën edhe me Dumanin

Kalaja shtoi më tej se deputetë që nuk vijnë çdo natë në tubim mungojnë për shkak se kanë frikë të vijnë të mbështesin Berishën. 

16 Maj 2024, 20:45 Nga r.ll
"Një prokuror që manipulon dosjen është më keq se
adriana kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën në tubimin tashmë të përnatshëm poshtë banesës së kreut të PD-së, Sali Berishë. 

Kalaja teksa po fliste për deputetët që nuk ishin të pranishëm në tubim iu drejtua Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD-së, se nuk mund të jetë edhe me Sali Berishën edhe me Altin Dumanin. Sipas saj një prokuror që manipulon dosjen është më keq se një kriminel. Kalaja shtoi më tej se deputetë që nuk vijnë çdo natë në tubim mungojnë për shkak se kanë frikë të vijnë të mbështesin Berishën. 

Kalaja: Çdo deputet ka përgjegjësi personale dhe morale, se mandati është i juaji jo i deputetëve. Nga Gaz Bardhi e gjithë me radhë. Çfarë po bëjnë deputetët për të liruar Sali Bërishën . Kjo është pyetja ime. Për mua është fyese që disa deputetë, shkojnë i thonë kuksianëve dhe i thonë sesa i keq është Edi Rama, se nuk e dinë ata se sa i keq është. Unë sa kam mundësi reagoj. I them Gaz Bardhit të parit, nuk mund të jesh edhe me Sali Berishën dhe me një bandit si Dumani. Një prokuror bandit që manipulon dosjen është më keq se një kriminel. A mund tjesh më Dumanin, Krajën apo Irenën me tre mbiemra. Ju deputetë që nuk vini këtu, keni frikë të vini. Kur je me Sali Berishën, nuk ke frikë të vish këtu të rrugica e Sali Berishës.

adriana kalaja gazment bardhi altin dumani

Sondazh

Poll