Politike

U dorëzua për herë të dytë nga PD, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor padinë për mandatin e Xhaçkës

Padia u dorëzua më 24 prill nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai u shpreh asokohe se padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

16 Maj 2024, 17:41 Nga r.ll
U dorëzua për herë të dytë nga PD, Gjykata Kushtetuese
olta xhacka

TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të shqyrtohet sërish në Gjykatë Kushtetuese në datën 21 qershor. Padia u dorëzua më 24 prill nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai u shpreh asokohe se padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.

Bardhi tha se po ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po "heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë."

 

gazment bardhi mandati i olta xhackes gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll