Politike

"Mungesë transparence", Zhupa akuza për Kumbaron: Treni në Syrin e Kaltër i është dhënë nënkryetarit të Bashkisë Sarandë

Ministrja refuzoi të përgjigjej ndërsa deputetja ngriti akuza për mungesë transparence.

16 Maj 2024, 19:03 Nga r.ll
"Mungesë transparence", Zhupa akuza për Kumbaron: Treni
ina zhupa, mirela kumbaro

TIRANË- Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për linjën e trenit që është vendosur së fundi brenda parkut të Syrit të Kaltër për transportin e turistëve. Sipas saj ky është një tjetër abuzim me pushtetin.

Zhupa e pyeti ministren Mirela Kumbaro se çfarë e lidh nënkryetarin e Bashkisë Sarandë, Elton Dauti, me këtë investim privat.

"A është bashkëshortja e tij, Stela Qesari, aksionere e fshehtë e këtij biznesi?", pyeti më tej Zhupa. Ministrja refuzoi të përgjigjej ndërsa deputetja ngriti akuza për mungesë transparence.

Shërbimi privat me tren në Syrin e Kaltër ka nisur vetëm këtë sezon. Kompania që e ofron është “Saranda Taxi” pas së cilës ka dyshime që fshihet nënkryetari i Bashkisë Sarandë.

Të ardhurat nga ky shërbim janë të shumta pasi çdo ditë në Syrin e Kaltër gjatë sezonit sidomos shkojnë mijëra turistë, të cilët i paguajnë kompanisë private rreth 5 euro për transport.

mirela kumbaro ina zhupa

Sondazh

Poll