Politike

Kuvendi ratifikon marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore, miratohet ligji për privatizimin e pronave shtetërore

Më herët në seancë, në fjalën e tij në parlament, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.

16 Maj 2024, 21:08 Nga r.ll
Kuvendi ratifikon marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë
votimi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Italinë për sigurimit shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Marrëveshja kaloi në Kuvend me 92 vota pro dhe asnjë kundër.

Më herët në seancë, në fjalën e tij në parlament, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.

Gjatë diskutimit në Kuvend të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, Gonxhja detajoi disa nga përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje.

Në seancën e sotme, me 68 vota pro dhe 21 kundër, Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore. Kalimi për në seancë plenare me shpejtësi i projektligji për privatizimin e pronës shtetërore, hapi debate që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje, ku opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancës për klientelizim dhe korrupsion.

 

seance plenare 16 maj 2024

Sondazh

Poll