Art&Argëtim

Kënga përfaqësuese e Francës në Eurovizion thyen rekordin, "Mon Amour" kalon 2 milionë transmetime në Spotify

Balada tashmë ka shënuar një rekord mbresëlënës, pasi brenda 24 orëve, ajo u bë kënga e parë franceze në historinë e Spotify, e cila kalon 2 milionë transmetime.

16 Maj 2024, 16:01 Nga S.B
Kënga përfaqësuese e Francës në Eurovizion thyen
Slimane

FRANCË- Franca mund të mos ketë qenë fituesja e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e Slimane fitoi admirimin dhe dashurinë e gjithë botës. Balada tashmë ka shënuar një rekord mbresëlënës, pasi brenda 24 orëve, ajo u bë kënga e parë franceze në historinë e Spotify, e cila kalon 2 milionë transmetime.

Këngëtari falenderoi të gjithë mbështetësit në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: Mirëmbrëma miq, shpresoj të jeni mirë. Po e bëj këtë video sepse ndihem shumë i prekur. Jam shume i lumtur. Të dielën e kaluar ne ‘thyem’ një rekord historik me Mon Amour. Ajo u bë kënga franceze më e transmetuar në historinë e Spotify brenda 24 orëve. Ishte më shumë se 2,000,000.

Slimane dhe performanca e tij u adhuruan si nga Malmö Arena ashtu edhe nga teleshikuesit në mbarë botën. Kënga është pëlqyer aq shumë sa që vazhdon të ripostohet gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, me komente pozitive për këngëtarin francez. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SLIMANE (@slimane)

france slimane eurovision

Sondazh

Poll