Art&Argëtim

Veshi të njejtin fustan 28 vite më pas, Naomi Campbell shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë

Campbell veshi krijimin e shtëpisë së modës franceze për herë të parë në vitin 1996.

16 Maj 2024, 12:29 Nga S.B
Veshi të njejtin fustan 28 vite më pas, Naomi
Naomi Campbell

FRANCË- Paraqitja e modeles Naomi Campbell në tapetin e kuq të Festivalit të 77 të Filmit në Kanë bëri përshtypje. “Gazela e zezë” e modës botërore kishte veshur të njëjtin fustan të zi që kishte veshur 28 vite më parë në një sfilatë për Chanel.

Campbell veshi krijimin e shtëpisë së modës franceze për herë të parë në vitin 1996. Stilimi që ajo bëri tani për festivalin e filmit ishte i ndryshëm nga ai i vitit 96.

Veshi të njejtin fustan 28 vite më pas, Naomi
Naomi Campbell

Në atë kohë ajo i kishte flokët e kapura lart, ndërsa tani 53-vjeçarja i ka lënë kaçurrelat e saj të lirshme. Gjithashtu, në Kanë ajo tregoi transparencën e fustanit nga beli e poshtë, duke veshur vetëm të brendshmet, ndërsa në vitin 1996 kishte veshur një lloj cope duke mbuluar kështu pjesën transparente. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr .????Naomi Campbell (@naomi)

naomi campbell

Sondazh

Poll