Art&Argëtim

"Bëni gati krahët e ëngjëjve"/ Pasarela glamuroze e Victoria's Secret rikthehet pas 6 vitesh (VIDEO)

Shfaqja e parë e Victoria's Secret u mbajt në një hotel qendror të Nju Jorkut në vitin 1995 dhe pasarela e fundit e "engjëjve" u zhvillua në dhjetor 2018.

16 Maj 2024, 13:25 Nga S.B
"Bëni gati krahët e ëngjëjve"/ Pasarela glamuroze
Victoria's Secret

SHBA- Shfaqja e njohur vjetore e Victoria's Secret, ku shfaqen supermodele me krahë engjëlli dhe me të brendshme, do të rikthehet këtë vit pas gjashtë vitesh. Victoria's Secret njoftoi përmes Instagramit se do të rikthejë shfaqjen, pa specifikuar një datë të saktë ama stina dihet dhe bëhet fjalë për vjeshtën e këtij viti.

Shfaqja e cila është bërë e famshme në botë për ambientin e saj spektakolar, krijimet e përpunuara dhe bikinit me shumë gurë të çmuar, ka paraqitur disa nga modelet më të paguara në botë, duke përfshirë Adriana Lima, Naomi Campbell dhe Bella Hadid, ndërsa janë paraqitur artistë si Rihanna, Taylor Swift dhe Justin Bieber.

"Victoria's Secret Fashion Show 2024 do të ofrojë pikërisht atë që kërkojnë klientët tanë - shkëlqim, pasarelë, modë, argëtim, krahë, të gjitha në një dritë të fortë, bashkëkohore që pasqyron se kush jemi sot," tha një zëdhënës i kompanisë.

Shfaqja e parë e Victoria's Secret u mbajt në një hotel qendror të Nju Jorkut në vitin 1995 dhe pasarela e fundit e "engjëjve" u zhvillua në dhjetor 2018.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria's Secret (@victoriassecret)

victoria secret

Sondazh

Poll