Art&Argëtim

FOTOT/ Hailey Bieber shfaq barkun e rrumbullakosur, tregon momente nga javët e para të shtatzënisë

Pak ditë më vonë, 27-vjeçarja u ka treguar ndjekësve barkun e rrumbullakosur përmes një sërë fotosh që ka postuar nga festa e Pashkëve.

16 Maj 2024, 11:31 Nga S.B

 

FOTOT/ Hailey Bieber shfaq barkun e rrumbullakosur, tregon momente nga
Hailey dhe Justin

SHBA- Justin dhe Hailey Bieber do të bëhen prindër pas disa muajsh, gjë të cilën së fundmi e kanë njoftuar me një video të ëmbël në Instagram dhe disa foto së bashku. Pak ditë më vonë, 27-vjeçarja u ka treguar ndjekësve barkun e rrumbullakosur përmes një sërë fotosh që ka postuar nga festa e Pashkëve.

Në foto, Bieber pozon me një top të shkurtër rozë me flutur, duke e lënë të ekspozuar barkun e saj. Një përfaqësues i Hailey Bieber ka konfirmuar për People se modelja është shtatzënë në muajin e gjashtë.

Justin dhe Hailey u martuan në shtator 2018 në një gjykatë në Nju Jork, vetëm dy muaj pas fejesës së tyre. Pothuajse një vit më vonë, ata shkëmbyen betimet para familjes dhe miqve në Bluffton, Karolina e Jugut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)

 

hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll