Art&Argëtim

Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në krizë, dyshja i drejtohet terapisë në çift

Mediat e huaja raportojnë për një krisje mes çiftit dhe thuhet se dyshja po zhvillojnë terapi në çift me qëllim që të shpëtojnë martesën e tyre.

16 Maj 2024, 11:59 Nga S.B
Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në krizë, dyshja i drejtohet
Jennifer dhe Ben

SHBA- Çifti i njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se po shkon drejt një drejtimi që mund të përfundojë me divorc. Që kur u rilidhën pas gati dy dekadash ndarje, çifti vendosi të martohej shpejt dhe të përpiqej të jetonte një jetë së bashku, por të dhënat e problemeve të tyre ishin të dukshme.

Mediat e huaja raportojnë për një krisje mes çiftit dhe thuhet se dyshja po zhvillojnë terapi në çift me qëllim që të shpëtojnë martesën e tyre.

Jennifer Lopez është parë në shumë vende e vetme, pa Ben Affleck ku së fundmi ajo festoi ditën e nënës e vetme me miqtë ndërsa Ben ishte i vetëm në ‘Tom Brady Netflix Comedy Roast’.

Sipas burimit, Ben është ai që po përpiqet ta bëjë të funksionojë sepse nuk dëshiron që një martesë e dytë të dështojë. Sipas këtij burimi, ata e njohin Affleck për më shumë se dhjetë vjet dhe e dinë mirë situatën brenda shtëpisë së çiftit.

Nëse gjërat vazhdojnë ashtu siç po shkojnë për momentin, ekziston një mundësi e madhe që së shpejti të raportojmë për një divorc të mundshëm. In Touch po raporton gjithashtu se Ben Affleck tashmë është larguar nga shtëpia që blenë së bashku vitin e kaluar.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll