Aktualitet

Nuk ka qetësi! Lëkundje të forta toke në Shqipëri, sërish tërmet me magnitudë 5.6

27 Nëntor 2019, 14:46 Nga DOSJA

SHQIPERI– Dridhet sërish toka në Shqipëri. Dy lëkundje të njëpasnjëshme raportohet se kanë ndodhur, me magnitudë 5.6 deri në 5.8 të shkallës Rihter. Deri më tani, lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Vlorë, Durrës e Fier. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik me thellësi dy kilometra.

Të njëjtat të dhëna ka pasqyruar dhe IGJEUM. Sipas IGJEUM, goditja e fundit ishte me magnitudë 5.6 gradë e shkallës rihter, me epiqendër në Adriatik.

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(K.M;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2019, 12:44

Durrës- Raportimet nga terreni na sjellin lajme të trishta. Deri më tani ka shkuar në 32 nurmi i personave që humbën jetën nga tërmeti i ditës së djeshme. Ndërk...