Aktualitet

U shpall hero qeni kosovar, shteti shqiptar shpenzon 1.1 mln $ për trajtimin e tyre

27 Nëntor 2019, 14:41 Nga DOSJA
U shpall hero qeni kosovar, shteti shqiptar shpenzon 1.1 mln $ për

TIRANË- Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale është bërë virale fotoja e një qeni të forcave të kërkimit nga Kosova. Madje, qeni u shpall hero pasi për pak orë përmes nuhatjes kishte lokalizuar nën rrënoja tre persona, cilët për fat të mirë u nxorrën të gjallë. Gjithashtu, gjatë operacionit që vijon për lokalizimin dhe nxjerrjen e gjashtë anëtarëve të familjes Lala në Kenetë të Durrësit, forcat italiane përdoren tre qen madhësi trupi të ndryshme.

Pasi dështoi qeni me trup të madh, u futën në përdorim dy qen të tjerë më të vegjël, të cilët kërkuan nëpër rrënoja. Tërmeti konfirmoi mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare duke na treguar edhe njëherë se sa të papërgatitur jemi në raste emegjencash të tilla. Por, mungesa e logjistikës nuk do të thotë se paratë nuk shpenzohen.

Madje, edhe pse këto dy ditë nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën rrënoja, buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre. Sipas të dhënave nga Open Data Albania, rezulton se buxheti i shtetit ka harxhuar plot 1.1 dollarë për këtë qëllim deri më tani. 

(Marrë nga Abcnews.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qeni hero qente e policise termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi qeni hero qente e policise termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2019, 12:44

Durrës- Raportimet nga terreni na sjellin lajme të trishta. Deri më tani ka shkuar në 32 nurmi i personave që humbën jetën nga tërmeti i ditës së djeshme. Ndërk...