Aktualitet

FOTO/ Qeni nuhat erën e nënës me dy binjakët në rrënoja, familja Lala ende nën gërmadha

27 Nëntor 2019, 13:12 Nga DOSJA
FOTO/ Qeni nuhat erën e nënës me dy binjakët në

Durrës- Raportimet nga terreni na sjellin lajme të trishta. Deri më tani ka shkuar në 32 nurmi i personave që humbën jetën nga tërmeti i ditës së djeshme. Ndërkohë raportohet se shumë persona ende janë nën rrënoja.

Një histori prekëse është ajo e familjes Lala, një pjesë e  familjes ndodhet nën rrënoja. Nëna Marjeta dhe tre fëmijët e kësaj familje janë ende nën rrënoja.

Mësohet se gruaja Marjeta bashkë me dy fëmijët e saj, Dionisi dhe Dionisën, 2 fëmijet binjake s’kanë mbushuar as 2 vjeç,  ishin në korridorin e banesës së tyre në momentin ra tërmeti.  Ekipet e shpëtim-kërkimit janë duke kërkuar në gërmadhat e pallatit që u shemb.

I vetmi i cili ka ka nuhatur erën e nënës me dy binjakët në rrënoja është qeni në foto. Ai ka sinjalizuar edhe ekipin e shpëtimit për vendndodhjen e nënës me dy fëmijët. Ende nuk kemi një rezultat konkret, asnjë i mbijetuar deri më tani aty.

31 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja lala tragjedia e 26 nentorit 2019 familja lala tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2019, 12:44

Durrës- Raportimet nga terreni na sjellin lajme të trishta. Deri më tani ka shkuar në 32 nurmi i personave që humbën jetën nga tërmeti i ditës së djeshme. Ndërk...