Aktualitet

“Po unë e vrava”, Azgan Mernica pranon vrasjen e efektivit të forcave "Shqiponja": Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë

Ai ka qëndruar në Dërmenas dhe nuk dihet nëse ka qenë në ndonjë banesë të braktisur apo te familjarët e tij.

16 Maj 2024, 10:20 Nga M.B
“Po unë e vrava”, Azgan Mernica pranon vrasjen e efektivit
Viktima dhe autori

FIER- Azgan Menrica, autori 23-vjeçar ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj të ndodhur tre ditë më parë në Fier.

“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë”, mësohet të ketë thënë Mërnica.

Mernica u dorëzua nga presioni i ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tij nga policia. Ai ka qëndruar në Dërmenas dhe nuk dihet nëse ka qenë në ndonjë banesë të braktisur apo te familjarët e tij. Ai ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave "Shqiponja" Novruz Cenalia dy ditë më parë nga Azgan Mernica. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procedimi penal nisi për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

azgan mernica

Sondazh

Poll