Aktualitet

U godit me thikë në bark, shqiptarja gjendet e vrarë në mes të rrugës në Greqi

40-vjeçarja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

16 Maj 2024, 07:53 Nga M.B
U godit me thikë në bark, shqiptarja gjendet e vrarë në mes
Policia greke

GREQIA- Një grua shqiptare, rreth 40-vjeç, është gjetur e pajetë në rrugë në Menidi, në Greqi nga kalimtarët. Mediat greke raportojnë se shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

40-vjeçarja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje.

Autoritetet kanë nisur kërkimet në të kaluarën, duke u munduar të gjejnë prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë denoncim për dhunë në familje.

 

 

shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll