Aktualitet

Hodhi molotov në protestën kundër Veliajt, arrestohet 38-vjeçari

16 Maj 2024, 09:00 Nga B.Z
Hodhi molotov në protestën kundër Veliajt, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË - Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për akte të dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar kundër Veliajt ditën e martë te Bashkia. Sipas policisë, i riu ka hedhur lëndë plasëse molotov drejt godinës së Bashkisë, dhe ka kundërshtuar efektivët e policisë. 

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

- E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës".

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

arrestim policia molotov erion veliaj bashkia e tiranes

Sondazh

Poll