Aktualitet

EMRI/ Zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë në Korçë, kush e zëvendëson Arben Lenën

Tarelli do të jetë kryetar i kësaj strukture për pjesën e mbetur të mandatit të lënë nga Arben Lena.

16 Maj 2024, 08:37 Nga B.Z
EMRI/ Zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë në
Nevzat Tarelli

KORÇË - Nevzat Tarelli, është zgjedhur kreu i ri i Dhomës së Avokatisë në Korçë. Zgjedhjet janë mbajtur një ditë më parë dhe mësohet se në garë kanë qënë katër kandidatë. Tarelli është zgjedhur të jetë kryetar i kësaj strukture për pjesën e mbetur të mandatit të lënë nga Arben Lena. Ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Dhomës së Avokatisë Korçë, pas hetimit të SPAK për korrupsion ndaj gjyqtarëve.

Arben Lena aktualisht është me arrest shtëpie. Ai u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës. Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozicin, i arrestuar për trafikim refugjatësh. Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.

arben lena nevzat tarelli

Sondazh

Poll