Aktualitet

"Azgan, Azgan"/ I buzëqeshur hipën në makinë, momenti kur vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier (VIDEO)

Nga raportimet e deritanishme thuhet se policia e kishte e lokalizuar autorin ditën e djeshme dhe u kishte thënë familjarëve të 23-vjeçarit që ai të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej. 

16 Maj 2024, 08:18 Nga B.Z
"Azgan, Azgan"/ I buzëqeshur hipën në makinë,
Azgan Mërnica

FIER - Autori i vrasjes së policit të Shqiponjave" në Fier, Azgan Mërnica është vetëdorëzuar në polici një ditë më parë ndërsa janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur ky i fundit vendos ti japë fund arratisë. Në video duket momenti kur autori 23-vjeçar hipën në makinë i buzëqeshur, ndërsa nga çfarë dëgjohet në video, pranë tij ndodhen disa familjarë të cilët i thërrasin "Azgan, Azgan". 

Nga raportimet e deritanishme thuhet se policia e kishte e lokalizuar autorin ditën e djeshme dhe u kishte thënë familjarëve të 23-vjeçarit që ai të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej, dhe pas disa negociatave 23-vjeçari ka pranuar të vetëdorëzohet.

 

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja Novruz Cenalia dy ditë më parë nga Azgan Mernica. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procedimi penal nisi për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

azgan mernica novruz cenalia

Sondazh

Poll