Aktualitet

Del FOTO/ Kjo është 40-vjeçarja shqiptare që u vra me thikë nga ish-bashkëshorti në Greqi

Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi. Ajo është goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj.

16 Maj 2024, 10:03 Nga B.Z
Del FOTO/ Kjo është 40-vjeçarja shqiptare që u vra me
Enkelejda Danaj

GREQI - Personi që shihni në foton e mësipërme është 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, e cila u vra me thikë mëngjesin e kësaj të enjte në Greqi nga ish-bashkëshorti i saj Eduart Danaj, 50 vjeç me origjinë nga Vlora.

Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi. Ajo është goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar burrin drejt aktit ekstrem, ndërsa raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase. Ai tashmë është shpallur në kërkim, dhe deri tani ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Del FOTO/ Kjo është 40-vjeçarja shqiptare që u vra me

greqi vrasje shqiptare enkelejda danaj

Sondazh

Poll