Politike

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur, uroj shërim të shpejtë

Ndërkohë që i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe rikthim spektakolar në politikë. 

15 Maj 2024, 19:23 Nga I.A
Sulmi ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur, uroj shërim të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico pasditen e sotme. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se është i tronditur nga sulmi. Ndërkohë që i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe rikthim spektakolar në politikë. 

Postimi i Plotë:

I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

edi rama robert fico

Sondazh

Poll