15 Maj 2024, 13:52
Nga N.F

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Këlliç gjatë fjalës së tij parashtroi disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt.
Ai tha se në datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i ka përcjellë zyrtarisht informacion Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”. Sipas tij në atë informacion zyrtar, kanë vënë në dijeni SPAK-un se Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.
Këlliç shtoi se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga PD-ja ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.
Deklarata e plotë:
Ditën e djeshme, nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Metamorfoza”, u informuam për sekuestrimin e disa aseteve kriminale në kompleksin “Square 21” dhe një ndërtimi tjetër pranë Farmacisë nr.10.
Sot, nuk do futem në diskutimin për hetimet e kësaj dosje, por dua të parashtroj disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt. Më datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i kam përcjellë zyrtarisht informacion z. Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”.
Në atë informacion zyrtar, kemi vënë në dijeni SPAK-un se shtetasi Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.
Erion Veliaj, ka miratuar lejen e ndërtimit për atë projekt, pa patur asnjë tagër ligjor mbi këtë pronë publike. Disa muaj më vonë, Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, është munduar të mbulojë këtë paligjshmëri për të shpëtuar nga prangat kryebashkiakun e Tiranës.
Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi përveç 5.000 metrave katrorë pronë publike, i dha të drejtën kësaj kompanie, të shëmbte godinat ku ushtronin detyrat e tyre Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë, për të ngritur përbindësha të rinj betoni shumëkatësh në zemër të Tiranës.
Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga kjo foltore, ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.
Të nderuar qytetarë, Për subjektin “Arlis Ndërtim”, Erion Veliaj ka fallsifikuar letrat e pronës, ka miratuar lejen e ndërtimit në kundërshtim me ligjin si dhe minimalisht i ka kursyer atij kompleksi ndërtimi të paktën 1 milionë euro kosto për depozitimin e dherave. Pyetja që shtrojmë sot për Prokurorinë e Posaçme është:
A është regjistruar nga ana juaj, ky kallëzim penal i depozituar 6 muaj më parë?
A nuk janë këto veprime, tregues i qartë i veprimtarisë të një pronari faktik të kompleksit “Square 21”? I bëjmë thirrje sërish SPAK, të administrojë të gjithë dokumentacionin e kompleksit “Square 21”, të administrojë të gjithë kontratat e shitjes, kontratat e kleringut dhe njëlloj si në rastin e Olti Bistrit, të sekuestrojë të gjithë asetet e fshehura të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe vetë Erion Veliajt në këtë kompleks.
Pas kësaj deklarate, kjo kërkesë do ti depozitohet zyrtarisht SPAK. Garantojmë qytetarët shqiptarë, se Partia Demokratike dhe unë personalisht, do vijojmë pa asnjë kompromis zbardhjen e korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë, që nis me 5D, vijon me inceneratorin fantazmë të Tiranës, dhe përfundon me pastrimin e parave në kullat më të larta të kryeqytetit.
pd belind kellici veliaj spak
Politike
15 Maj 2024, 13:54
M.B
Godina e Ministrisë së Jashtme
TIRANA- Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç është thirrur dje në Minist...
Politike
15 Maj 2024, 12:50
N.F
Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e nj&...
Politike
15 Maj 2024, 12:30
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur ditën e sotme që të shtyjë diskutimet në lidhje me pro...
Politike
15 Maj 2024, 11:58
I.A
GREQI- Piranjat kanë nxjerr dëshmi dhe fakte të tjera në lidhje me takimin madhështor që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në...
Politike
15 Maj 2024, 11:27
N.F
Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e nj&...
Politike
15 Maj 2024, 09:27
M.B
Luan Baçi në SPAK
TIRANA- Deputeti Luan Baçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
14 Maj 2024, 22:46
B.Z
Dora Bakoyanis
GREQI - Politikania greke Dora Bakoyanis, njëkohësisht dhe motra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka komentuar vizitën e k...
Politike
14 Maj 2024, 21:02
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Ish-eurodeputeti i gjerman i CDU-së Elmar Brok ka qënë i pranishëm pasditen e sotme në tubimin e p...
Politike
14 Maj 2024, 21:08
N.F
Elmar Brok
TIRANË- Ish-eurodeputeti i gjerman i CDU-së Elmar Brok ishte sot në protestën e opozitarëve poshtë pa...
Politike
14 Maj 2024, 21:06
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur posht&eu...