Politike

Video e Piranjave/ Kryebashkiaku i Librazhdit: Mashtrim, nuk kam thënë ashtu

Sipas tij, nga gazetari është pyetur se sa është numri i të pranishmëve në takim dhe jo sa kanë ardhur nga Shqipëria.  

15 Maj 2024, 14:14 Nga I.A
Video e Piranjave/ Kryebashkiaku i Librazhdit: Mashtrim, nuk kam thënë
Mariglen Disha

LIBRAZHD- Kryebashkiaku i Librazhdit Mariglen Disha ka reaguar pas videos së emisionit investigativ Piranjat, të xhiruar në Athinë. Në video del me zë dhe me fytyrë që Disha thekson se rreth 7 mijë njerëz kishin shkuar nga Shqipëria në Athinë. Ndërkohë që Disha në Facebook, ka mohuar këtë që ka thënë dhe e ka quajtur videon montazh. Sipas tij, nga gazetari është pyetur se sa është numri i të pranishmëve në takim dhe jo sa kanë ardhur nga Shqipëria.  

Postimi i Plotë: 

Jua kuptoj hallin që kanë. Të braktisur nga njerëzit pasi i kanë zhgënjyer dhe nëpërkëmbur, nuk e pranojnë dot një sallë të tejmbushur si asnjëherë më parë me emigrantë shqiptarë që me sakrifica e ndershmëri jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqinë fqinje. Nuk është thjesht mllefi ndaj Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama por dyshoj në fakt se është mllefi ndaj bashkëkombësve tanë ai që i shtyn këta të mjerë të bëjnë montazhe qesharake si ky i transmetuar në emisionin Piranjat.
Jam pyetur prej tyre sa mendoni se është numri i personave të pranishëm në atë takim dhe jam përgjigjur 7000. Me paturpësi, këtë përgjigje e kanë montuar duke e shkëputur nga konteksti dhe e kanë qepur sipas nevojës së propagandës së tyre bajate sikur të pranishmit në takim ishin marrë me vete nga Shqipëria. Një qepje ordinere që keqpërdor në ekstrem përgjigjen time tjetër për tjetër gjë! Një takim i tillë me vlera patriotike, pa dallime partiake dhe me krenarinë e madhe që kemi për emigrantët nuk mund të përbaltet nga një portal që ka për qëllim klikimet dhe keqinformimin e publikut. Krenarë për emigrantët shqiptarë në Greqi të cilët dhe njëherë treguan vlerat dhe punën e tyre të jashtëzakonshme

Piranjat kanë nxjerr dëshmi dhe fakte të tjera në lidhje me takimin që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në Greqi. Fillimisht ishte drejtori i teatrit të Bylisit që tha se ishin të detyruar për të shkuar në miting, në mënyrë që të merrnin rrogën. Këtë herë ka qenë kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha ka treguar se rreth 7 mijë veta kanë shkuar nga Shqipëria në mitingun e Ramës.

mariglen disha piranjat

Sondazh

Poll