Politike

Socialistët i drejtohen Salianjit: Hidh kërkesën e ministrit Balla në votim, komisioni nuk është spektakël

Pasi kërkesa është refuzuar, Balla nuk ka pranuar që të shkojë në komision

15 Maj 2024, 18:08 Nga I.A
Socialistët i drejtohen Salianjit: Hidh kërkesën e ministrit
Komisioni

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit "TIMS", Toni Gogu i ka kërkuar kryetarit Ervin Salianji të hedhë në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar. Pasi kërkesa është refuzuar, Balla nuk ka pranuar që të shkojë në komision. Ndërkohë që deputetët socialistë i kanë bërë thirrje Salianjit që të hedhin në votimin kërkesën e Ballës që komisioni të mbahet pa praninë e medias.  

“Ky komision është vend punë e jo spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor. Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mban ti pushtetin e komisionit. Te je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni. Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin dhe ta hedhësh në votim", tha Gogu.

toni gogu ervin salianji

Sondazh

Poll