Politike

Belinda Balluku shkon në SPAK, pyetet si person në dijeni për aferën e Inceneratorëve

Burime bëjnë me dije se Balluku ka shkuar në SPAK si person të dijeni në lidhje me aferën e inceneratorëve. 

15 Maj 2024, 16:39 Nga I.A
Belinda Balluku shkon në SPAK, pyetet si person në dijeni për
Belinda Balluku

TIRANË- Zv/kryeministria dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkuar pasdfiten e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Burime bëjnë me dije se Balluku ka shkuar në SPAK si person të dijeni në lidhje me aferën e inceneratorëve. Balluku po merret në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që pritet të dalin detaje të tjera në lidhje me paraqitjen në SPAK.

GJKKO ka lëshuar më parë 15 udhëra-arresti për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. Masa e sigurisë është ndryshuar vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili është lënë në “arrest shtëpie”.  GJKKO ka lënë në burg të arrestuarit Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Pëllumb Abeshi, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq pronarët e koncesionarit "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

belinda balluku

Sondazh

Poll