Aktualitet

“Na jepni kontratën, banorët e Bërxullës në qendrën administrative të Kasharit, zyrtarët: S’i kemi!

Pavarësisht se banorëve iu është komunikuar nga autoritetet se ishin pajisur me një kontratë qiraje për 3 vite, kjo gjë, nuk ka qenë e mundur.

15 Maj 2024, 11:45 Nga B.Z
“Na jepni kontratën, banorët e Bërxullës në
Protestuesit në Kashar

TIRANË - Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish ditën e sotme kundër projektit Thumanë-Kashar, ndërsa kanë kërcënuar se do të marrin akte ekstreme nëse nuk dëmshpërblehen ose të marrin një banesë të re. Pas protestët disa nga banorët kanë shkuar në qendrën administrative të Kasharit, ku kanë kërkuar kontratën e qirasë për banesë sociale. Pavarësisht se banorëve iu është komunikuar nga autoritetet se ishin pajisur me një kontratë qiraje për 3 vite, kjo gjë, nuk ka qenë e mundur.

Në një video të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala dëgjohet biseda e dy përfaqësuesve të banorëve që preken nga shembja për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, me punonjës të kësaj njësie, të cilët thonë se nuk kanë kontrata qiraje për ta.

“Ne na ka ardhur IKMT te shtëpia. Administratori na tha; shkoni te njësia administrative e Kasharit, se e keni kontratën gati për banesë sociale. Po na presin neve. A keni gjë për të na dhënë?”, dëgjohet teksa thotë një nga banorët. Ndërkohë zyrtari thotë se; “Jo nuk kam”. Nga ky projekt preken 6 familje, të cilat kundërshtojnë shembjen e banesave, ndërsa theksojnë se nuk janë përfshirë në skemën e dëmshpërblimit.

kashar proteste berxulle

Sondazh

Poll