Sport

Mbrojtësi francez Raphaël Varane njofton largimin e tij nga Manchester United...

Me mbërritjen në vitin 2021, Raphaël Varane njoftoi këtë të martë në faqen e klubit se do të largohej nga Manchester United në fund të sezonit.

14 Maj 2024, 15:31 Nga DOSJA

Mbrojtësi francez Raphaël Varane njofton largimin e tij nga Manchester

ANGLI - Raphaël Varane (31 vjeç, 30 ndeshje dhe 1 gol në të gjitha garat këtë sezon), mbërriti në Manchester United në gusht 2021, njoftoi në X (ish-Twitter) se do të largohej nga klubi në fund të kontratës së tij në qershor.

Klubi mankunian nga ana e tij konfirmoi këtë të martë largimin e francezit, duke saktësuar se qendërmbrojtësi 31-vjeçar, i dëmtuar që nga disfata ndaj Chelseat (3-4), më 4 prill, “po punon fort për t’u rikuperuar nga dëmtimi i tij dhe shpreson të jetë sërish i disponueshëm para fundit të sezonit.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll