Sport

‘Deklarata’ befasuese e Dembélé: "Mbappé do të shkojë në Arabi"

Kështu është përgjigjur ish-lojtari i FC Barcelona-s, kur iu kërkua të tregonte një anekdotë me Kylian

14 Maj 2024, 14:00 Nga DOSJA

‘Deklarata’ befasuese e Dembélé: "Mbappé

FRANCE - Gjatë galasë së Ligue 1 që u mbajt mbrëmjen e së hënës, pati komente dhe fjalime të llojllojshme të fokusuara tek figura e Kylian Mbappe, i cili do të largohet nga PSG në fund të sezonit për te Real Madrid, diçka që ende nuk është zyrtarizuar, por që askush nuk dyshon.

Ndërkohë, Mbappe mori çmimin e “Lojtarit më të mire” të sezonit në kampionatin francez gjatë galasë së lartpërmendur, duke marrë vlerësime të shumta.

Por befasia e natës erdhi kur shoku i tij i skuadrës, Ousmane Dembélé, u pyet për ndonjë anekdotë që kishte me Kylian. “Mbappé do të shkojë në Arabinë Saudite, siç tha  Desailly”, u shpreh prerazi ish-lojtari i FC Barcelonës.

Toni shakasë ishte më se evident dhe kështu e morën të pranishmit. Pati të qeshura dhe një buzëqeshje edhe nga vetë Mbappé. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll