Sport

David Beckham, ish-ylli i “Djajve të Kuq’, diagnostikon sëmundjen e Manchester United: "Ka humbur identitetin e tij"

“Mendoj se ka qenë një kohë e vështirë në pesë apo 10 vitet e fundit, por ka qenë që kur shefi (Sir Alex Ferguson) u largua nga klubi”.

14 Maj 2024, 13:00 Nga DOSJA

David Beckham, ish-ylli i “Djajve të Kuq’, diagnostikon

ANGLI - David Beckham, një nga lojtarët më karizmatikë dhe më të pëlqyer në historinë e Manchester United, ka dhënë mendimin e tij për krizën e rëndë që po kalon klubi nga ‘Old Trafford’.

Ish-lojtari i Real Madridit shprehet në 'The Athletic's' se problemet e Manchester United, i cili sapo ka ndryshuar pronar, kanë zgjatur "shumë gjatë" që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson në 2013.

“Mendoj se ka qenë një kohë e vështirë gjatë 5 apo 10 viteve të fundit, por ka qenë që kur shefi (Sir Alex Ferguson) u largua nga klubi.

“Nuk ishte vetëm kaq, ne humbëm lojtarë si Ryan Giggs, Roy Keane dhe Gary Neville, të gjithë këta lojtarë që kishin qenë te United për kaq shumë kohë, ju i humbisni ata dhe njëherësh ju humbisni një pjesë të klubit, identitetin e tij,"- shpjegoi Beckham në podkastin "Talk of the Devils" .

David Beckham, ish-ylli i “Djajve të Kuq’, diagnostikon

David Beckham shënoi 85 gola në 394 ndeshje dhe fitoi 12 tituj gjatë karrierës së tij në Manchester United. "Ne e dinim se do të ishte një kohë e vështirë. Ne do të donim që kjo të ndryshonte shpejt, sepse mendoj se ka qenë kështu për shumë kohë," tha Becks.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll