Sport

Xavi: "E kuptoj zemërimin e Lewandowskit për zëvendësimin, por mendoj për grupin"

Trajneri ofron vizionin e tij për ndeshjen e La Ligës të luajtur në Montjuïc dhe flet për zëvendësimin e sulmuesit polak

14 Maj 2024, 10:30 Nga DOSJA

Xavi: "E kuptoj zemërimin e Lewandowskit për

SPANJE - Xavi Hernández ka vlerësuar ndeshjen kundër Real Sociedad të luajtur në Montjuïc, e cila përfundoi me fitore 2-0 për culés, të cilët rifituan vendin e dytë.

Trajneri nga Terrassa vlerësoi edhe një herë lojën e Real Sociedad dhe shpjegoi se ndryshimi i Lewandowski ishte për shkak të një problemi taktik dhe ngarkesës së ndeshjeve këtë javë.

"E kemi ndryshuar sepse ka shumë ndeshje dhe ishte një çështje taktike. Na duheshin më shumë këmbë të freskëta. Unë e kuptoj futbollistin. Kemi bërë një përpjekje të madhe dhe Roberti ka bërë një punë shumë të mirë.

E kuptoj zemërimin e futbollistit, por unë duhet të mendoj për grupin. Ne kishim nevojë për më shumë presion të lartë dhe ton fizik, unë mendoj për ekipin. Nuk është një çështje personale, mendoj për të mirën kolektive."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll