Sport

Guardiola tregon për tre skuadrat e Premierligës, që kanë shpenzuar më shumë para se City, por nuk kanë fituar trofe…

Trajneri katalanas flet për bilancin e shpenzimeve në pesë vitet e fundit.

14 Maj 2024, 12:30 Nga DOSJA

Guardiola tregon për tre skuadrat e Premierligës, që kanë

ANGLI - Manchester City e ka në fuqinë e tij për të fituar sërish Premier League. Nëse ata mund të mposhtin Tottenhamin sot, skuadra e Guardiolës do të varet nga vetja në ditën e fundit ku vetëm Arsenali mund t'i sfidojë ata për titull.

Në Angli ka shumë që mendojnë, se Premier League po bëhet i mërzitshëm sepse skuadra e Pep ka fituar shumë, ndaj e pyetën për këtë në një konferencë shtypi dhe katalanasi u mbrojt: "Nuk është e mërzitshme, është e bukur. Është futboll".

Për më tepër, Guardiola nuk ka dashur të shmangë debatin për paratë. "Kjo është arsyeja pse Manchester United duhet t'i kishte fituar të gjithë titujt. Po i dyti? Chelsea. Të gjithë titujt. Dhe i treti? Arsenali. Ata kanë shpenzuar më shumë para se ne, në pesë vitet e fundit.

E vërteta është se po. Pothuajse në të gjitha. Nga sezoni 2018/2019 e deri në këtë,  Chelsea është skuadra që ka shpenzuar më së shumti në Premier League, e ndjekur nga Manchester United, Manchester City dhe Arsenal. 

Edhe pse nëse shikojmë bilancin e shpenzimeve dhe të ardhurave, shohim se janë pesë skuadra që kanë shifra më të këqija se City: Chelsea, United, Arsenal, Tottenham dhe Newcastle.

Natyrisht, periudha kohore e zgjedhur nga Guardiola (pesë vjet) nuk është rastësi. Nëse marrim si referencë 10 vitet e fundit, për shembull, City është skuadra e dytë që ka shpenzuar më shumë (1.94 miliardë euro).

Renditja e shpenzimeve në pesë sezonet e fundit

Chelsea: 1.72 miliardë euro.

Manchester United: 990 milionë euro.

Manchester City: 975 milionë euro.

Arsenali: 915 milionë euro.

Tottenham: 808 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll