Aktualitet

FOTOT/ Tërmeti nuk kursen as QSUT-në, lëkundjet lënë pas mure të plasaritur dhe suva të rëna

26 Nëntor 2019, 20:23 Nga DOSJA

TIRANË- Lëkundjet e termetit ditën e sotme nuk kanë kursyer as godinën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Sipas infromacioneve dhe fotove të bëra publike mësohet se spitali ka marrë dëmtime të shumta.

 

Siç shihet nga fotot, muret e spitalit kanë pësuar krisje dhe rënie të suvasë, por famirësisht nuk raportohet për dëme të tjera në njerëz.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(A.B. Dosja.al)        

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 20:16

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i kom...