Sport

“Të tjerat, do të jenë dy ndeshjet e mia të fundit me Milanin”

Giroud, 37 vjeç, konfirmon se do të vazhdojë karrierën në MLS

13 Maj 2024, 18:20 Nga DOSJA

“Të tjerat, do të jenë dy ndeshjet e mia të fundit me

ITALI - Sulmuesi francez Olivier Giroud, 37 vjeç, konfirmoi këtë të hënë, se do të largohet nga Milani në fund të sezonit pas tre vitesh dhe se do të vazhdojë karrierën e tij në MLS.

"Historia ime përfundon këtë vit"

"Jam këtu për të njoftuar se dy ndeshjet e ardhshme do të jenë dy ndeshjet e mia të fundit në Milano. Unë do të vazhdoj karrierën time, por në MLS. Jam shumë krenar për gjithçka që kam bërë për Milanin në këto tre vite, është koha e duhur për të thënë: Jam pak i emocionuar, por historia ime me Milanin përfundon këtë vit, edhe pse do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”,- tha ai në një video që postoi në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

Giroud mbërriti në sezonin 2021-22 dhe ishte një përforcim që përfundoi duke fituar dashurinë e tifozëve të Milanit, duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë e vendosura në lojën e tij.

Tepër vendimtar në 'Scudetton' të po atij sezoni, titullar i padiskutueshëm në çdo kohë, ai largohet me një rekord prej 130 ndeshjesh, 48 gola dhe 19 asistime. Në horizont, Los Angeles FC shfaqet si ekipi i tij i ardhshëm, megjithëse nuk ka asgjë zyrtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll