Sport

Erik ten Hag për dëmtimet e shumta: “Është si të notosh me duart pas shpine”

Trajneri holandez theksoi numrin e konsiderueshëm të dëmtimeve në skuadrën e tij për të shpjeguar sezonin katastrofik të “Djajve të Kuq” dhe humbjen në shtëpi kundër Arsenalit të dielën (0-1).

13 Maj 2024, 15:30 Nga DOSJA
Erik ten Hag për dëmtimet e shumta: “Është si të

ANGLI - Rezultate zhgënjyese, të cilat mund të shpjegohen me kaskadën e dëmtimeve që i kanë dobësuar “Djajtë e Kuq” këtë sezon. Mancuniens kanë humbur në fakt gjashtë mbrojtës, të cilëve duhet t'u shtohen edhe playmaker Bruno Fernandes dhe sulmuesi Marcus Rashford.

Erik ten Hag, i cili është detyruar të luajë me Casemiro në qendër të mbrojtjes në ndeshjet e fundit, ka parë ekipin e tij të pranojë jo më pak se 82 gola këtë sezon në të gjitha garat. Të tilla statistika nuk ishin vërejtur që nga sezoni 1970-1971.

 “Nuk e di se ku do të ishim nëse do të kishim të gjithë lojtarët tanë në formë, por është e sigurt që do të kishim marrë më shumë pikë”,- mbrojti tekniku holandez. Është e qartë se do të kishim më shumë qëndrueshmëri, sidomos në mbrojtje, sepse pranojmë shumë raste dhe shumë gola, ndërsa vitin e kaluar patëm numrin më të madh të ndeshjeve në Premierligë pa pësuar gola”.

“Është e pamundur të përmirësohet si ekip kur, veçanërisht në disa fusha kyçe, ne jemi kaq të hendikepuar. Është si të notosh me duart pas shpine, me kokën të mbajtur lart mbi nivelin e ujit. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë tani,"- shpjegoi ai.

“Ne jemi ende në finalen e FA Cup, gjë që është mirë. Por nëse doni të përparoni një ekip, keni nevojë për lojtarë në formë. E patë tek kundërshtari ynë (Arsenali) këtë të diel që vetëm një lojtar nuk ishte në dispozicion,”- përsëriti ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll