Sport

Arbitri rumun forcon besimin e UEFA-s, do të drejtojë finalen e Europa League!...

Rumuni Istvan Kovacs do të jetë përgjegjës për bilbilin në finalen e Europa League mes Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

13 Maj 2024, 17:03 Nga DOSJA
Arbitri rumun forcon besimin e UEFA-s, do të drejtojë finalen e Europa

ZICER - UEFA ka njoftuar këtë të hënë se kush do të jetë përgjegjës për arbitrimin e finaleve të ndryshme të kompeticioneve evropiane në fund të sezonit.

Personi përgjegjës për dhënien e drejtësisë në Europa League do të jetë një arbitër me kujtesë të pakëndshme për tifozët e Barcelonës: rumuni Istvan Kovacs.

Ky është arbitri që ka fishkëllyer ndeshjen Barcelona-PSG më 16 prill, ndeshje që nuk e la aspak të kënaqur Xavi Hernandez dhe një pjesë të madhe të tifozëve të Barcelonës në lidhje me përjashtimin e Ronald Araujo në minutën e 29-të për një faull ndaj Bradley Barcola

Kovacs do të jetë në fushë në ‘Dublin Arena’ për të gjykuar finalen Bayer Leverkusen-Atalanta që duket emocionuese me Europa League në lojë. Ai do të ndihmohet si gjyqtar i linjës nga rumunët Vasile Florin Marinescu dhe Mihai Ovidiu Artene.

Në VAR do të jetë holandezi Pol van Boekel, gjithashtu me kujtim të pakëndshëm për tifozët e Barcelonës, pasi katalanasit u dëmtua prej tij në ndeshje të ndryshme kundër Bayern Munichu dhe Interi në Champions League vitin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll