Sport

SUPERIORJA/ Goglat përcaktojnë çiftet për në “Final Four”, mësohet rivalët...

Më 26 maj, në orën 19:00, do të zhvillohet ndeshja finale midis dy skuadrave fitueseve të çifteve gjysmëfinaliste, e cila do të përcaktojë edhe kampionen e Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

13 Maj 2024, 12:29 Nga DOSJA
SUPERIORJA/ Goglat përcaktojnë çiftet për në

TIRANE - Në mjediset e “Air Albania”, në mesditën e së hënës, të prani të drejtuesve të FSHF-së, drejtuesve të klubeve dhe gazetarëve, u hodh shorti për caktimin e çifteve, që do të luajnë midis tyre në ndeshjet e “Final Four” për të përcaktuar kampionen e Shqipërisë për sezonin 2023-204.

Pasi u përzinë goglat, shorti përcaktoi këto çifte: Partizani - Skënderbeu dhe Egnatia - Vllaznia. Ndeshja e parë gjysmëfinale, ajo midis Partizanit dhe Skënderbeu, do të më 17 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë Egnatia - Vllaznia do të luhet më 19 maj.   

Më 24 maj, do të luhet ndeshja për vendet 3-4, kurse më 26 maj, në orën 19:00, do të zhvillohet ndeshja finale midis dy fitueseve të çifteve gjysmëfinale, e cila do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në stadiumin ‘Air Albania’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll