Sport

Presidenti Duka: “Final 4” i shërben garës dhe lojës, uroj t’i kënaqim tifozët”...

“Ky është një format i ri në Superiore, për herë të parë. Uroj që performancat e skuadrave t’u japin përgjigje pozitive të gjithëve”.

13 Maj 2024, 15:03 Nga DOSJA
Presidenti Duka: “Final 4” i shërben garës dhe lojës,

TIRANE - Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë format, ka folur edhe Armand Duka, presidenti i FSHF-së.

“Muaji maj është muaji i verdikteve në futbollin shqiptar. Superiorja është gara më e rëndësishme. Dua t’i falënderoj dhjetë klubet e Superiores, futbollistët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Superioren.

Kampionat me shumë garë dhe konkurrencë. Katër skuadrat që janë pjesë e këtij turneu final, janë skuadra që kanë patur rrugëtimin e tyre, me shumë grafiqe të ndryshme gjatë rrugës.

Urojmë që të kënaqim të gjithë spektatorët dhe të fitojë më i miri. Ky është një format i ri në Superiore, për herë të parë. Uroj që performancat e skuadrave t’u japin përgjigje pozitive të gjithëve.

Jam shumë i sigurt se ky format do i shërbejë garës. Suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Skënderbeut. Uroj të kënaqen tifozët në stadiume dhe ata që do e ndjekin nga ekrani”,- u shpreh Duka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll