Sport

Southgate: "Bellingham ka një dëshirë të pashuar për të fituar"…

Trajneri i Anglisë ka vlerësuar ‘urinë’ e lojtarit madrilen dy muaj para ‘Euro 2024’

13 Maj 2024, 16:18 Nga DOSJA

Southgate: "Bellingham ka një dëshirë të pashuar

ANGLI - Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, ka siguruar se Jude Bellingham i Real Madridit, ka një "dëshirë të pashuar" për të fituar dhe se ky mentalitet është ai që e ka bërë atë të përshtatet kaq mirë me klubin e bardhë.

Trajneri anglez ka dhënë një intervistë për rrjetin britanik ‘BBC’ dy muaj para fillimit të ‘Euro 2024’, që mund të jetë turneu i tij i fundit me ‘Tre Luanët’ dhe ka folur për Bellinghamin.

"Ai ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme për t'u përshtatur me klubin më të madh në botë për sa i përket historisë, dhe për të pasur këtë ndikim me golat që ka shënuar dhe fitoret që ata kanë nënkuptuar,"- tha Southgate.

Southgate: "Bellingham ka një dëshirë të pashuar

Bellingham, i cili ka luajtur tashmë 29 ndeshje për ekipin anglez, ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 10 asistime në sezonin e tij të parë në Real Madrid, përveç që ka fituar Superkupën e Spanjës, La Ligën dhe është në finalen e Champions League që do të luhet në ‘Wembley’, më 1 qershor.

"Ai ka një dëshirë të pashuar për të fituar. Ky mentalitet është gjëja më e rëndësishme,"- vuri në dukje Southgate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll