Aktualitet

‘Hapini dyert se do vdesim këtu!’/ S’ka ‘të fortë’ me tërmetin, nis revolta tek 313 dhe tek burgu i Fushë-Krujës

26 Nëntor 2019, 19:50 Nga DOSJA
‘Hapini dyert se do vdesim këtu!’/ S’ka ‘të

TIRANË- Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë duke shkaktuar shumë të vdekur dhe të plagosur ka sjellë panik dhe frikë edhe te të burgosurit, të cilët kanë bërë thirrje në Report Tv që të lirohen nga qelitë në mënyrë që të dalin në zonën e ajrimit.

“Kërkojnë të na nxjerrin nga qelitë në zonën e ajrit,”- shprehen disa prej tyre që ndodhen në burgun e Fushë Krujës të trembur duke kërkuar ndihmë. Report Tv ka siguruar pamjet nga ajo që ndodhi në orët e para të mëngjesit te burgu 313 në Tiranë. Të dënuarit përplasnin dyert e burgjeve duke kërkuar që të lirohen nga qelitë dhe të nxirreshin në zonën e ajrimit.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu 313 burgu i fushe krujes termet i forte ne shqiperi termet ne shijak burgu 313 burgu i fushe krujes termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll