Sport

VIDEO / E pabesueshme, Kumbulla i pafat, shkakton autogol…

Rezultati është 2-1 për Genoan. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit me penallti të Pinamontit, por Genoa përmbysi falë golit të Badelj dhe autogolit të Kumbullës.

12 Maj 2024, 17:44 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme, Kumbulla i pafat, shkakton autogol…

ITALI - Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash Kumbulla (titullar) dhe Nedim Bajrami (në fushë në 68′), po garon për mbijetesën në Serie A.

I pafat mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili shkaktoi autogol në minutën e 63’, duke devijuar në portën e tij topin e Ekuban, ish-sulmuesit të Partizanit.

Rezultati i takimit u mbyll me shifrat 2-1 për Genoan. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit me penallti të Pinamontit, por Genoa përmbysi falë golit të Badelj dhe autogolit të Kumbullës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll