Sport

Largimi i Mbappe e fut Ligue 1 në telashe: Kush paguan tani 800 milionë euro për të drejtat televizive të futbollit francez...

Ligue 1 ka humbur shikueshmërinë dhe lamtumira e yllit francez të PSG-së nuk e ndihmon

12 Maj 2024, 14:30 Nga DOSJA

Largimi i Mbappe e fut Ligue 1 në telashe: Kush paguan tani 800

FRANCE - Largimi i Kylian Mbappe nga PSG në fund të këtij sezoni, me sa duket për Real Madridin, e lë ligën franceze në një dritë të keqe, pasi sulmuesi është në këtë kohë ylli kryesor i një kampionati, që ka qenë gjithmonë një nga më të varfërit e pesë 'të mëdhenjve'.

Nëse do të kishte shpresë se ylli do të qëndronte, Ligue 1 pa të gjitha mundësitë të zhdukeshin, pasi vetë lojtari pranoi në një video se do të largohej nga Parc des Prínces. Dhe tani, organi që mbikëqyr futbollin profesionist në Francë po bën llogaritë, sepse ende nuk është paraqitur një blerës për të drejtat televizive për periudhën katërvjeçare 2024-2028.

Gazeta ‘Marca’ raporton se edhe pse kampionati francez po humbet shikues, liga ka dashur të marrë 800 milionë euro për të drejtat televizive në katër vitet e ardhshme. Por pasi të shohim figura si Lionel Messi, Neymar, Sergio Ramos, Di María, Cavani, Zlatan Ibrahimovic dhe tani Kylian Mbappé, të gjithë nga PSG të largohen gjatë viteve të fundit, sigurisht që do të bëhet më e vështirë për të marrë këto vlera.

Shpresa qëndron tek BeIN Sports në pronësi të Katarit. Disa muaj më parë, presidenti francez, Emmanuel Macron, takoi në Pallatin Elysee presidentin e Ligës, drejtorët e BeIN Sports, Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG-së dhe vetë Mbappé, në përpjekje për të shitur futbollin francez. Por nuk kishte tym të bardhë dhe vlerësohet se tashmë pas largimit të Mbappes, Liga do të humbasë rreth 200 milionë euro në negociata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2024, 12:00

Rekordi i veçantë i Diego Simeones…

SPANJE - Ndeshje për ndeshje, fitore pas fitoreje, titull pas titulli dhe rekord pas rekordi. Kështu është arritur që në k&...

Sport 12 Maj 2024, 11:00

Agjenti i Luka Modric del nga heshtja!

SPANJE - Më herët, gjatë ditës së sotme, mësuam se Luka Modric ishte në proces të largimit nga Real Madrid në fund ...