Sport

Rüdiger, në spanjisht: "I çmenduri është tashmë këtu"

Qendërmbrojtësi gjerman ishte një nga më të vlerësuarit në Puerta del Sol

12 Maj 2024, 13:30 Nga DOSJA

Rüdiger, në spanjisht: "I çmenduri është

SPANJE - Antonio Rüdiger është bërë një nga idhujt e mëdhenj të tifozëve të Real Madridit për paraqitjen e tij të shkëlqyer këtë sezon dhe për personalitetin e tij jashtë fushës.

Qendërmbrojtësi gjerman ka gjithnjë e më shumë peshë në dhomat e zhveshjes dhe qëndrimi i tij i çmendur i kënaq tifozët e Bernabeut.

Këtë të dielë, në festimet e La Ligas, ish-lojtari i Chelseat nuk ka ngurruar të marrë mikrofonin për t'iu drejtuar tifozëve nga ballkoni i selisë së Komunitetit të Madridit në Puerta del Sol. 

"I çmenduri është këtu!",- filloi Rüdiger në një spanjishte të përsosur, duke shkaktuar të qeshura te të gjithë kolegët e tij dhe mijëra ndjekës që u mblodhën para ndërtesës.

"Mirëmëngjes të gjithëve dhe ju faleminderit shumë që erdhët. Gëzoni këtë ditë për datën 15",- deklaroi Rüdiger. Tani skuadra po shkon në selinë e Bashkisë dhe fundi i festës do të bëhet në Cibeles.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2024, 12:00

Rekordi i veçantë i Diego Simeones…

SPANJE - Ndeshje për ndeshje, fitore pas fitoreje, titull pas titulli dhe rekord pas rekordi. Kështu është arritur që në k&...

Sport 12 Maj 2024, 11:00

Agjenti i Luka Modric del nga heshtja!

SPANJE - Më herët, gjatë ditës së sotme, mësuam se Luka Modric ishte në proces të largimit nga Real Madrid në fund ...