Sport

Rafael Leão në fushë me fanelën 'Conceicão', trajneri i Milanit reagon: "Nuk e pashë, ndryshe nuk do ta lija të hynte"

Mbiemri i nënës së sulmuesit portugez, është i njëjtë me atë të trajnerit të FC Porto, i cili përflitet si një kandidaturë në klubin italian.

12 Maj 2024, 16:00 Nga DOSJA

Rafael Leão në fushë me fanelën

ITALI - Për të festuar ‘Ditën e Nënës’, lojtarët e Milan luajtën kundër Cagliarit (5-1) me emrat e nënave të tyre në bluzat e tyre.

Rafael Leão, i cili luajti në pjesën e dytë, ku shënoi një gol dhe dhe një assist,- në fanelën e tij kishte të shkruar 'Conceicão', gjë që bëri që në fund të lojës t'i bëhej një pyetje trajnerit Stefano Pioli.

Çështja është fakti që Sérgio Conceição përflitet si një kandidaturë për t’u ulur në stolin e Milanit sezonin e ardhshëm.

“Nuk e dija që ai ishte emri i nënës së tij! Edhe kjo është pjesë e punës”, tha Pioli duke qeshur: “Nuk e pashë, përndryshe nuk do ta lija të hynte...”

Me Milanin në vendin e dytë në ligën italiane me 18 pikë më pak se Interi, gjithçka tregon për largimin e Piolit. Trajneri siguroi se nuk ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij: "E përsëris, nuk jam takuar me presidentin, nuk e di nëse do ta bëjmë këtë para përfundimit të sezonit. Të shohim."

Pioli mohoi se mungesa e Leão nga njëmbëdhjetëshen e parë ishte një ndëshkim. “Ishte një vendim teknik dhe jo një ndëshkim. Më duhej të ndërroja ekipi, ai dhe djemtë dhanë përgjigjen që prisja”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2024, 12:00

Rekordi i veçantë i Diego Simeones…

SPANJE - Ndeshje për ndeshje, fitore pas fitoreje, titull pas titulli dhe rekord pas rekordi. Kështu është arritur që në k&...