Sport

Detaje të reja për 'Jo’-në e Rangnick ndaj Bayernit: "Kishte një telefonatë të çuditshme"

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, zbulon për ‘Sky Sports’ detaje të reja se si erdhi refuzimi i trajnerit austriak.

12 Maj 2024, 13:00 Nga DOSJA

Detaje të reja për 'Jo’-në e Rangnick ndaj Bayernit:

GJERMANI - Dhjetë ditë më parë shpërtheu bomba: Ralf Rangnick, më i miri nga kandidatët, refuzoi ofertën e Bayern Munich për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm, pasi Thomas Tuchel njoftoi lamtumirë.

Trajneri austriak njoftoi rinovimin e kontratës me skuadrën austriake, ndaj klubit bavarez iu desh të fillonte sërish kërkimet pas 'Jo'-së së gjermanit. Nga pankina e Mynihut u larguan edhe Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann. 

E ndërsa Bayern vazhdon të kërkojë një trajner (Lopetegui dhe Ten Hag tani janë në garë, përveç Hansi Flick), detaje të reja vijnë nga Gjermania për refuzimin e Rangnick. Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, zbulon për ‘Sky Sports’ detaje të reja se si ka ndodhur refuzimi i trajnerit. 

Söder beson se gjithçka ishte e qartë me Rangnick: "Sipas informacioneve të mia, ai ra dakord. Më pas erdhi një telefonatë e çuditshme. Papritur ai dha arsye që i habitën të gjithë. Kishte gjëra që nuk u bashkuan",- shpjegon politikani, që është edhe tifoz i Bayernit, i cili nuk deshi të jepte më shumë detaje. “Te Bayern është si në partinë time: gjithmonë ka shumë dramë”,- tha politikani i CSU.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2024, 12:00

Rekordi i veçantë i Diego Simeones…

SPANJE - Ndeshje për ndeshje, fitore pas fitoreje, titull pas titulli dhe rekord pas rekordi. Kështu është arritur që në k&...

Sport 12 Maj 2024, 11:00

Agjenti i Luka Modric del nga heshtja!

SPANJE - Më herët, gjatë ditës së sotme, mësuam se Luka Modric ishte në proces të largimit nga Real Madrid në fund ...