Sport

Apollonia bën surprizën, nga tërheqja e ekipit tek rikthimi në fushë me fitore ndaj Vorës!

Umejego shënoi për ekipin fierak duke përmbysur shifrat në 4-3, rezultat që rezistoi deri në mbyllje të ndeshjes duke kaluar Apoloninë në fazën tjetër në play-off.

12 Maj 2024, 17:36 Nga DOSJA
Apollonia bën surprizën, nga tërheqja e ekipit tek rikthimi

VORE - Apolonia ka bërë sot një surprizë të mirëfilltë teksa ka mundur me shifrat 4-3 Vorën në fushën e kësaj të fundit, duke siguruar praninë në finalen e play-off të Kategorisë së Parë.

Ndeshja filloi me golin e fierakëve të shënuar nga Hebeja, por më pas ishin vendasit që përmbysën gjithçka në pjesën e parë me dygolëshin e Prengajt. Një penallti e kontestuar e shënuar nga Raboshta çoi në vendimin për tërheqjen e përkohshme të skuadrës fierake nga fusha e lojës, me presidentin Koço Kokëdhima që mbajti jashtë ekipin për rreth 5 minuta.

Por pas kthimit në fushë ishin fierakët shumë më kërkues dhe agresive, teksa gjetën golin me Maksutin dhe Omerin. Pak minuta para fundit, Umejego shënoi për ekipin fierak duke përmbysur shifrat në 4-3, rezultat që rezistoi deri në mbyllje të ndeshjes duke kaluar Apoloninë në fazën tjetër në play-off.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2024, 12:00

Rekordi i veçantë i Diego Simeones…

SPANJE - Ndeshje për ndeshje, fitore pas fitoreje, titull pas titulli dhe rekord pas rekordi. Kështu është arritur që në k&...