Sport

Milani argëtohet, por ‘San Siro’ është ende armiqësor me kuqezinjtë. Pioli nuk i largon dyshimet për të ardhmen e tij...

“Nuk kam folur ende me klubin, kemi dy ndeshje dhe sezoni nuk ka mbaruar ende"

12 Maj 2024, 09:00 Nga DOSJA
Milani argëtohet, por ‘San Siro’ është ende

ITALI - Milani i rikthehet fitoreve të shtunën në ndeshjen e 36- të të Serie A. Por protesta e tifozëve vazhdon në ‘San Siro’, ata duket se nuk preken edhe kur kuqezinjtë fitojnë me rezultat të madh 5-1 ndaj Cagliarit: golat nga Bennacer, Pulisic (dopiedë), Reijnders dhe Leao, ndërsa për sardët goli u shënua nga Nandez. 

Tek vendasit të gjithë u paraqitën mirë, sidomos ata që shënuan. Kushtet e Samuel Chukwueze, jashtë për shkak të një problemi në kofshë, do të duhet të vlerësohen në orët në vijim, ndërsa “Djalli” do të duhet të heqë dorë nga Matteo Gabbia kundër Torinos për shkak të skualifikimit.  Megjithatë, djemtë e Piolit kanë siguruar vendin e dytë dhe tashmë janë kualifikuar në Superkupën e Italisë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri foli për Christian Pulisic, një lojtar që i dha shumë Milanit gjatë sezonit: "Ai është i pari në zgjedhjet e mia, në të gjitha zgjedhjet e mia. Lojtarët e ardhur këtë vit janë të gjithë të shkëlqyer, klubi ka punuar mirë”. 

Më pas trajneri nuk iu shmang pyetjeve për të ardhmen e tij: “Nuk kam folur ende me klubin, kemi dy ndeshje dhe sezoni nuk ka mbaruar ende. Pastaj shpresoj që mjedisi i Milanit ta gjejë atë entuziazëm për të kapërcyer momentet e vështira dhe të ruajë arritjen e gjërave të jashtëzakonshme që askush nuk i kishte imagjinuar, por shpresoj që gjërat të zgjidhen në të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll