Sport

Edhe Navas i jep lamtumirën PSG-së: "Nuk do ta rinovoj kontratën, kam plane të tjera"

Në ndeshjen ndaj Toulouse, Keylor Navas-in do ta shohim të veshur për herë të fundit me fanelën e PSG-së.

12 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA

Edhe Navas i jep lamtumirën PSG-së: "Nuk do ta rinovoj

FRANCE - Një tjetër njoftim lamtumire, sërish nga Paris Saint-Germain. Pas njoftimit të Kylian Mbappe, i shumëpritur veçanërisht në Madrid, sot vjen lamtumira e një ish-lojtari të Real Madridit: Keylor Navas.

Pas pesë sezonesh, portieri kostarrikan do të largohet nga Parisi dhe këtë e ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale, me një postim të publikuar në Instagram:

"Ky është viti im i fundit në Paris Saint-Germain. Nuk kam ndërmend ta zgjas kontratën time, do ta përfundoj aventurën time pas disa javësh. Ndeshja ime e fundit në Parc des Princes do të jetë të dielën."

Në ndeshjen ndaj Toulouse, pra, Keylor Navas-in do ta shohim të veshur për herë të fundit me fanelën e PSG-së. Do të jetë fundi i një eksperience të shënuar nga dualizmi me Gianluigi Donnarumma.

"Çdo sekondë e kaluar në Parc des Princes ishte e mrekullueshme. Falë Zotit, - shkruan portieri i Amerikës së Jugut, - gjithmonë kam ndjerë dashurinë dhe inkurajimin nga të gjithë.

Ishte një nder të mbroja këto ngjyra në këtë stadium të jashtëzakonshëm. Kam ende objektiva për të arritur, por nuk doja të humbisja rastin për t'i thënë lamtumirë asaj që ishte shtëpia ime."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Keylor Navas Gamboa (@keylornavas1)

B.T (Dosj.al)

Sondazh

Poll