Sport

VIDEO / Bologna e pandalshme, mund Napolin dhe prek Champions-in!

Bologna është ngjitur në kuotën e 67 pikëve, 7-të më pak se Milani i vendit të dytë.

11 Maj 2024, 23:05 Nga DOSJA
VIDEO / Bologna e pandalshme, mund Napolin dhe prek Champions-in!

ITALI - Bologna kalon edhe pengesën Napoli, duke u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Champions League.

Skuadra e Thiago Mottës triumfoi 0-2 falë golave të shpejtë të Dan Ndoye (9’) dhe Stefan Posch (12’). Vendasit kishin një shans të mirë për të rihapur takimin, por Matteo Politano gaboi nga pika e bardhë në minutën e 21’.

Takimi nuk prodhoi më gola dhe në fund u mbyll me festën e emilianëve në “Diego Maradona”. Bologna është ngjitur në kuotën e 67 pikëve, shtatë më pak se Milani i vendit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll